Lampedusa, largohen 70 minorenë

03/04/2011 13:55

70 minorenë, mes të cilëve edhe dy vajza, janë larguar nga ishulli italian i Lampeduzës me një anije linjeje.

Në këtë moment, të rinjtë emigrantë që ndodhen në Lampedusa janë 291, 11 prej të cilëve kanë mbërritur në Itali paraditen e sotme.

Bëhet fjalë për djem të cilët nuk janë të shoqëruar dhe gjysma e tyre nuk janë identifikuar ende.

 

 

Top Channel