Jemen, vritet një demonstrues

03/04/2011 14:10

Një demonstrues është vrarë në Taiz, në jug të Jemenit, gjatë demonstratave antiqeveritare të shpërndara me forcë nga policia.

Demonstruesi është goditur nga një plumb i forcave të rendit.

Më parë, burime spitalore kishin folur për plagosjen e të paktën 10 personave si pasojë e shpërndarjes së turmës nga agjentët e policisë me anë të armëve të zjarrit dhe gazit lotsjellës.

 

Top Channel