Tunizi, gjenden 27 kufoma në një plazh

01/04/2011 13:45

Kufomat e 27 tunizianëve, të moshës nga 19 në 23 vjec, janë gjetur në brigjet e ishullit të Kerkenahut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave të rinjtë kanë humbur jetën gjatë dy tentativave për të arritur në Itali, më 13 dhe 27 mars.

Trupat e pajetë janë zbuluar vetëm në orët e fundit dhe janë dërguar në një poliklinikë për procedurat e identifikimit.

Ndërkohë, roja bregdetare dhe njësi të ndryshme ushtarake po bëjnë kërkime në det për trupa të tjerë të mundshëm.

Top Channel