Siri, DASH paralajmëron amerikanët

01/04/2011 00:50

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të lënë Sirinë.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, referuar ngjarjeve më të fundit në Siri, u kërkon qytetarëve amerikanë të evitojnë udhëtimet drejt Sirisë dhe u bën thirrje të gjithë atyre që ndodhen atje që të largohen prej atje.

Më herët një grup kongresmenësh amerikanë u deklaruan se tashmë ka ardhur koha që të mbështeten protestat anti-qeveritare në Siri.

Top Channel