Meksikë, dorëhiqet prokurori i përgjithshëm

01/04/2011 08:40

Prokurori i përgjithshëm i Meksikës, Arturo Chavez ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmin e ka konfirmuar presidenti Felipe Calderon.

Për 18 muaj Chavez ka qenë në krye të përpjekjeve për të frenuar dhunën e karteleve të drogës dhe për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Zoti Chavez do të zëvendësohet nga prokurorja Marisela Morales, që do të jetë edhe gruaja e parë që do të mbajë postin e numrit një të akuzës.

Presidenti Calderon falenderoi Chavez për shërbimin e tij, duke deklaruar se ai ka bërë një punë kyce për dërgimin e lordëve të drogës para drejtësisë.

“Puna e tij ka qenë thelbësore në përpjekjet e Meksikës për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar sigurinë”, ka deklaruar Calderon.

Nga ana e tij, Chavez ka bërë të ditur se po largohet për arsye personale, ndërkohë që zëvendësuesja e tij duhet ende të aprovohet nga senati.

Top Channel