Libia, këshilltari i al-Islam, fshehurazi në Britani

01/04/2011 02:30

Një këshilltar i ngushtë i djalit të dytë të Gedafit, Saif al-Islam, ka mbërritur “fshehurazi” në Londër ku po diskuton me zyrtarë të lartë të diplomaciosë britanike për gjetjen e një mënyrë për të dalë nga situata ku ndodhet Libia.

Kështu shrkuan The Guardian, e cila duke iu referuar burimeve nga Downing Street thotë se njëra nga zgjidhjet është tërheqja e Gedafit dhe vendosja në postin e presidentit që do të udhëheqë përkohësisht vendin, të djalit të tij Mutasim.

Gjithsesi, lajmi në fjalë nuk është konfirmuar nga zyrtarët britanikë, të cilët janë angazhuar gjithashtu edhe me marrjen në pyetje të Ministrit të Jashtëm, Musa Kusa, që ditën e djeshme braktisi Gedafin.

Ndërkohë, NATO do të kryejë një hetim për të verifikuar një përgjegjësi eventuale të saj në vdekjen e të paktën 40 civilëve në Tripoli, që dyshohet se është shkaktuar nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar.

Në ditën e parë në të cilën Aleanca ka marrë komandën e plotë të të gjitha operacioneve ushtarake në Libi, makthi i “dëmeve anësore” ka rënë mbi misionin e saj.

Burime civile kanë deklaruar se sulmet e kryera nga aleatët kanë shkaktuar disa dhjetra viktima në radhët e civilëve në disa lagje të Tripolit. 

Top Channel