Vatikani merr vendimin, largon nga kisha drejtuesit dhe disa ndjekës të sektit katolik global
Shtatë civilë mbetën të vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur, gjatë bombardimit të forcave të Gaddafi-t nga NATO-s në Libi.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në fshatin Zavia al Argobe, 15 kilometra nga Brega, por u konfirmua vetëm disa orë më parë.
Një predhë goditi një mjet që ishte duke mbajtur municion, por si rrjedhojë e shpërthimit, dy shtëpi të ndodhura pranë u shkatërruan.
Sipas burimeve spitalore vendore, të gjithë viktimat janë të moshës 12-20 vjeç, ndërsa NATO bëri të ditur se do të hetojë pretendimet.
Lajmi erdhi disa orë pasi lideri i opozitës, Mustafa Abdul Jalil, deklaroi se do të pranonte një armëpushim, nëse forcat e kolonelit do të tërhiqeshin nga qytetet lindore të vendit.
Pas shkatërrimit të flotës ajrore libiane që në ditët e para të bombardimeve, NATO-s i është dashur të përqendrohet tashmë në objektiva më të vogla, siç janë depot e municioneve apo karvanet pro-qeveritare.
Top Channel