Libi, riorganizohen rebelët

01/04/2011 01:40

Burimet nga forcat rebele në Libi, njoftojnë se pas tërheqjes së ditëve të fundit, rebelët po riorganizohen me shpresën se sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër Gedafit do të përshkallëzohen.

“Ne duam të përshpejtojmë fundin e kësaj kasaphane. Kërkojmë më shumë ndihmë nga ndërkombëtarët për të dobësuar forcat e Gedafit, të cilat po masakrojnë vendin”, u shpreh një kolonel i forcave rebele që veprojnë në lindje të Libisë.

Ndërkohë, admirali amerikan, Majk Mullen raportoi para Kongresit duke u shprehur se Gedafi është i gatshë të vrasë aq njerëz sa është e nevojshme për të shtypur revoltën kundër tij.

Sakaq, burime nga CIA, të cituara nga CNN shprehen se agjentët e inteligjencës kanë zbarkuar në terren dhe kanë zhvilluar takime me krerët e rebelëve në përpjekje për t’i ndihmuar ata në përballjen me forcat e Gedafit.

Top Channel