Kriza në Libi, “fluturojnë” cmimet e naftës

01/04/2011 09:10

Cmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë pothuajse në dy vitet e fundit, për shkak se trazirat në Libi dhe Lindjen e Mesme kanë ngitur shqetësimin mbi furnizimet.

Nafta Brent e papërpunuar në maj të vitit të kaluar u rrit me 2.23 dollarë në 117.36 dollarë për fuci, cmimi më i lartë që prej gushtit të vitit 2008 dhe mbi 23.9 për qind për këtë vit.

Edhe nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 2.45 dollarë në 106.72 dollarë për fuci, cmimi më i lartë që prej shtatorit të vitit 2008, si dhe u ngrit në kuotën 16.8% për tremujorin e fundit.

Analistët deklarojnë se tregtia e naftës në dy vitet e fundit ka qenë më e prekura nga lëvizja e cmimeve.

Luftimet pranë porteve të naftës në Libi kanë rritur shqetësimet mbi aftësinë e vendit për të nisur sa më shpejtë riprodhimin e arit të zi.

Ekspertët e fushës shprehen se tregtarët kanë filluar ta shohin kryengritjen në Libi si një rrugë pa krye, me pak mundësi për zgjidhjen e situatës.

Top Channel