Jemen, protesta të reja, thellohet kriza

01/04/2011 15:15

Disa mijëra njerëz zbritën përsëri në rrugët kryesore të qyteteve jemenase, ndërsa kriza politike në vend po thellohet.

Në kryeqytetin Sana’a, dy demonstrues mbetën të vrarë, ndërsa policia hapi zjarr ndaj tyre dhe u përpoq të shpërndante turmat me gaz lotsjellës.

Përfaqësuesit e opozitës dhe partisë në fuqi u takuan për të shmangur përplasjet, por një marrëveshje nuk u gjet në kohë për të qetësuar protestuesit e sotëm.

Vendi është njohur me më shumë se 100 viktima dhe me javë protestash të dhunshme që kërkojnë largimin e presidentit Saleh pas 32 vitesh në pushtet.

Saleh, një alet i rëndësishëm i SHBA-së në luftën ndaj terrorizmit ka premtuar largimin e tij gradual në vitin 2012, por opozita kërkon që pushteti të ndërrohet menjëherë.

Top Channel