Itali, nis transferimi i emigrantëve

01/04/2011 15:25

Italia transferoi sot 1 716 emigrantë nga Afrika e Veriut, shumica e të cilëve tunizianë, në një kamp strehimi në krahinën e Pulias.

Emigrantët kishin arritur me anije ditën e martë në Lampeduza, një ishull i vogël italian që gjendet shumë pranë brigjeve afrikane.

Një “qytet tendash” është ndërtuar për të sistemuar emigrantët në Manduria, një qytezë e krahinës së Pulias.

Vala e jashtëzakonshme e klandestinëve kishte krijuar një dyndje që kishte vendosur në krizë shërbimet sanitare në Lampeduza, ndërsa ishulli ishte njohur nga greva nga emigrantët dhe me revolta prej qytetarëve.

Pavarësisht se shumica e emigrantëve të paligjshëm kanë kërkuar të përfitojnë duke u deklaruar si azilantë politikë, e përditshmja “Il Giornale” informoi se Roma zyrtare ka ndërmend të kthejë nga 100 tunizianë çdo ditë.

Kryeministri Silvio Berlusconi do të takohet me qeverinë e përkoheshme në Tuniz, për të biseduar rreth këtij fluksi me autoritetet e vendit magrebin.

Që prej fillimit të krizës në vendet arabe, mbi 20 mijë emigrantë kanë zbarkuar në Lampeduza, në kërkim të një jete më të mirë.

Top Channel