Heronjtë ku ka kthyer sytë Japonia

01/04/2011 18:35

Janë të bindur që do të vdesin nga rrezatimi, por askush smund t’i ndalojë. Tek 300 teknikët, inxhinjerët, ushtarët dhe zjarrëfikësit që luftojnë prej ditësh me vetmohin në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës, janë kthyer sytë e të gjithë botës.

“Im bir dhe kolegët e tij e kanë pranuar vdekjen, edhe sikur ajo të jetë e gjatë dhe e dhimbshme”, tha nëna e njërit prej teknikëve, e cituar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Grupi i të 300-ëve është pagëzuar nga shtypi si “Fukushima 50”, sepse ishin 50 punëtorët që refuzuan evakuimit pas shpërthimit të zjarrit në reaktorin katër, me 15 mars, ndërsa 750 të tjerë u shpërngulën.

Ndërkohë, zyrtaret japonezë thanë se evakuimi i banorëve që jetojnë pranë centralit bërthamor do të zgjasë në kohë. Mbi 70 mijë persona që jetonin brenda zonës së ndaluar janë vendosur në tenda.

Kryeministri Naoto Kan, gjatë një fjalimi televiziv tha se është i përgatitur për një betejë të gjatë në central, por është i sigurt që në fund beteja do të fitohet.

Pavarësisht rrezatimeve në përhapje, autoritetet japoneze po i rezistojnë thirrjeve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të zgjeruar zonën e ndaluar përreth centralit, aktualisht në 20 kilometra.

Shkallë të larta radioaktiviteti janë regjistruar deri 40 kilometra larg. Në 11 Mars, një termet nëntë i magnitudës Rihter, që u pasua nga një tsunami me dallgë deri 10 metra, shkaktoi vdekjen e 11.500 personave, ndërsa rreth 16.500 të tjerë konsiderohen të humbur.

Top Channel