Fier, sekuestrohet 1 ton kanabis

01/04/2011 09:55

Një sekuestrim rekord droge është realizuar mëngjesin e sotëm nga policia e qytetit të Fierit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se 1.2 ton lëndë narkotike e tipit kanabis sativa është konfiskuar në brigjet e Semanit.

Sipas burimeve, dyshohet se sasia e madhe e drogës do të transportohej për në Itali.

Trafikantët e saj e kanë braktisur ngarkesën sapo kanë parë agjentët e policisë, shtojnë më tej burimet.

Top Channel