Siri, dritë jeshile për reforma

31/03/2011 21:50

Presidenti Sirian, Bashar al-Assad, i përballur me një valë protestash për më shumë liri në vend, ndërmorri hapa të rëndësishme ditën e sotme drejt heqjes së statusit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe përmirësimit të situatës së pakicës së diskriminuar kurde.

Assad, i cili u përball me kritika ndërkombëtare pasi në fjalimin e ditës së mërkurë në parlament nuk foli fare për reforma, urdhëroi edhe fillimin e hetimeve për vrasjen e protestuesve në qytetin e Derës dhe Latakias.

Ai kërkoi ngritjen e një paneli ekspertësh për të bërë të mundur ndryshimin e sistemit ligjor dhe për të diskutuar reformat e mundshme ekonomike.

Të frymëzuar nga vala e protestave në botën arabe, me mijëra sirianë kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë të drejta civile në vendin e tyre.

Assad drejton prej 11 vitesh Sirinë, duke mbajtur një aleancë anti-izraelite me Iranin dhe grupet militante libaneze e palestineze, Hezbollah e Hamas.

Përpara ardhjes në pushtet të Assad-it, babai i tij udhëhoqi vendin me 22 milion banorë për më shumë se tre dekada.

Top Channel