SHBA, shembet aeroporti, 70 në gërmadha
31/03/2011 21:30
Një ndërtesë e një aeroporti rajonal në Florida u shemb gjatë pasdites, ndërsa 70 persona kanë mbetur të bllokuar mes gërmadhave, lajmëroi “CNN”.
Ngjarja u shkaktua nga një uragan me erëra 150 kilometra në orë, që goditi aeroportin e “Lakeland Linder Regional”, në një kohë kur ai ishte i populluar për shkak të mbajtjes së një panairi aeronautik.
Ndërkohë, stuhitë janë duke goditur rëndë sistemin e transporteve në një pjesë të madhe të SHBA-së. Vonesa të mëdha janë shkaktuar në aeroportet e Orlandos dhe Tampës, ndërsa një numër aksidentesh janë regjistruar nëpër autostrada.
Top Channel