SHBA, burg policëve që abuzuan pas “Katrina”-s

31/03/2011 20:35

Dy ish-policë në Nju Orlins u dënuan me burgime të gjata sot, pasi shfrytëzuan kaosin e krijuar pas uraganit “Katrina” për të vrarë dhe zhdukur një njeri.

Daren Warren u shpall fajtor dhe u dënua me 25 heqje lirie për vrasjen e 31-vjeçarit Henry Glover, ndërsa Gregory McRae, i cili dogji dhe zhduku trupin, do të qëndrojë i mbyllur pas hekurave për 17 vjet.

Të paktën 20 policë të Nju Orlinsit u akuzuan për përdhunime apo grabitje pas katastrofës së vitit 2005, duke njollosur me turp Departamentin e Policisë së këtij qyteti.

Në vendimin e saj, Gjykata i “rekomandoi” shtetit që të bëjë përpjekje më të mëdha për të trajnuar dhe përzgjedhur më mirë njerëzit që shërbejnë në shërbimin policor në të gjithë vendin.

Top Channel