Dortmund, shmanget sulmi terrorist në stadium

31/03/2011 19:45

Policia gjermane lajmëroi se bëri të mundur evitimin e një sulmi terrorist në stadiumin e Dortmundit, i parashikuar për ndeshjen e së shtunës midis Borussia-s vendase dhe Hannover-it.

Pas zbulimit të një informacioni, forcat e sigurisë arrestuan një 25-vjeçar, i cili do të kryente atentatin. Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën tre pako me eksplozivë, të cilat mund të përdoreshin për këtë sulm.

”Konfirmojmë gjetjen e një sasie eksplozivësh në një banesë të ndodhur në Vestfalinë e Veriut”, bëri të ditur një zëdhënës i policisë së Visbadenit.

Për momentin, nuk janë bërë të ditur detaje të mëtejshme rreth sulmit. Informacioni për sulmin duket se ka ardhur nga ambasada gjermane në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, e cila ra në kontakt me një njeri të brendshëm të një grupimi terrorist.

Stadiumi i Dortmundit është një prej më të mëdhenjve dhe spektakolarëve në Europë. I mbushur gjithmonë në kapacitetin e tij maksimal, stadiumi pret çdo ndeshje deri 80 mijë spektatorë.

Top Channel