PS: Qeveria po blen News 24

30/03/2011 16:05

Opozita ka sulmuar sërish sot përpjekjet, sipas saj të klaneve pranë qeverisë, për blerjen e televizionit News 24.

Deputeti Taulant Balla ka deklaruar se biznesi pranë kryeministrit po përpiqet të pastrojë paratë përmes kredimarrjes për të shtënë në dorë këtë media.

“Po të njëjtët njerëz po përpiqen të pastrojnë paratë e pista, duke siguruar kredi nga bankat e Shqipërisë, që do përdoren më pas për të blerë televizionin News 24. Ne kemi besim se bankat që operojnë në Shqipëri do të kenë integritetin të mos bëhen pjesë e kësaj loje të pistë e të dënueshme”, ka deklaruar Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA