Tiranë, aksidentohen rëndë 4 vajza

29/03/2011 17:10

Katër vajza janë plagosur rëndë teksa udhëtonin në segmentin rrugor Tiranë-Rinas, me një automjet tip fuoristradë me targa Durrësi.

Vetëm 500 metra larg nga aeroporti i Rinasit ato janë aksidentuar, pasi drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, makina është përplasur fillimisht me një shtyllë të tensionit elektrik e më pas është kthyer përmbys.

Sipas policisë, të katër vazjat janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë në rrezik për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën, ndërsa e ka patur të pamundur të marrë në pyetje vajzat e aksidentuara për shkak të gjendjes së rëndë të tyre.

Top Channel