Thurman dhe familja shijojnë Parisin

28/03/2011 17:15

Aktorja hollivudiane, Uma Thurman, u zhvesh nga fama e saj dhe u vesh me rrobat e një turisteje të zakonshme, ndërsa e shoqëruar nga dy fëmijët e saj është duke vizituar Parisin.

40-vjeçarja, e veshur në mënyrë të zakonshme, me xhinse, një bluzë dhe një pallto të hollë, qëndron prej dy ditësh në hotelin Ritz, së bashku me vajzën 12-vjeçare Maya dhe djalin 9-vjeçar Levon.

Familja e gëzuar vizitoi pjesët kryesore të “Qytetit të Dritës”, por e kishte të vështirë të bënte fotografi, pasi ishin të pafund turistët që kërkonin një fotografi prej tyre.

Shkëputja në Paris është një pushim i këndshëm për aktoren, e cila ka qenë veçanërisht e impenjuar kohët e fundit dhe po punon njëkohësisht në gjashtë filma.

Top Channel