Pjesët e kitarës së parë të shkatërruar nga Kurt Cobain në një nga koncertet, kaseta me këngët e para të grupit, tekstet e para të shkruara me dorë nga Cobain apo posteri i parë promocional i Nirvana do të jenë disa nga objektet në ekspozitën ‘Nirvana-Taking Punk to the Masses’.

Ekspozita mund të vizitohet nga 16-22 prill të vitit 2013 në “Experience Music Project Science Fiction Museum”, në Seattle (SHBA).

“Doja të tregoja anën epike të grupit Nirvana, si u ndërtua grupi. Gjithashtu dua të paraqes intimitetin e disa muzikantëve të cilët donin vetëm të bënin muzikë ‘rock’”, u shpreh Jacob McMurray, përgjegjësi i kësaj ekspozite.

Krist Novoselic, basisti dhe bashkëthemeluesi i bandës së famshme, theksoi se “është e mrekullueshme që ka një ekspozitë për Nirvana sepse kjo tregon kontributin e grupit për muzikën dhe kulturën”.

Ekspozita do të paraqesë trajektoren profesionale dhe personale të grupit Nirvana që nga viti 1980 deri në vitin 1991, vit në të cilin u publikua albumi “Nevermind”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA