Nis rikonstruksioni i Bankës Qendrore

28/03/2011 14:35

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe ministri i Financave, Ridvan Bode kanë përuruar nisjen e punimeve për rikonstruksionin tërësor të selisë së Bankës Qendrore.

Projekti, i cili është hartuar nga një arkitekt italian parashikon realizimin e një kompleksi të ri, që përfshin rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese të Bankës Qendrore, si edhe zhvillimin e saj brenda territorit ekzistues.

Në fjalën e tij, guverantori Fullani e quajti Bankën e Shqipërisë si një institucion që i ka dhënë vendit siguri, që nga nisja e funksionimit të saj e deri më sot.

Ndërsa ministri Bode nënvizoi meritat e bankës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij të çmimeve gjatë viteve të tranzicionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA