Bullock, shumë e stresuar
27/03/2011 10:20
Sandra Bullock ka qenë prezente 2 herë në listën e 50 njerëzve më të bukur të planetit të revistës ‘People’.
Por, aktorja fituese e çmimit Oscar nuk ishte aspak tërheqëse ditën e djeshme kur doli nga shtëpia e saj në New York.
46-vjeçares iu dallua një fryrje e çuditshme në pjesën e nofullës që mund të jetë shkaktuar nga një nervozizëm i momentit.
Bullock është parë e stresuar kohët e fundit për shkak të angazhimeve të saj në punë dhe detyrave si nënë.
Top Channel