PS: Berisha fajtor për varfërinë

26/03/2011 13:55

Partia Socialiste ka bërë përgjegjës kryeministrin Sali Berisha për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Ermonela Felaj ka ritheksuar se, Berisha vodhi zgjedhjet për të vazhduar të vjedhë.

“Nuk ka shqiptar që të mos i dijë të vërtetat e të zezave që ka bërë Saliu. Ai vodhi zgjedhjet dhe më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë. Është faji i Saliut që sot ka 1 milion të papunë, është faji i Saliut që varfëria është ulur këmbëkryq”, ka deklaruar Felaj.

Sipas saj, kryeministri Berisha është përgjegjësi kryesor për 4 vrasjet e 21 janarit dhe po ashtu edhe kandidati që ai ka zgjedhur për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

“Saliu flet për karrike, por shqiptarët e dinë që për të ruajtur karriken e vet, Saliu vrau katër shqiptarë dhe kandidoi për Tiranën vrasësin kryesor të tyre. Por më 8 maj shqiptarët do t’i japin një mesazh të qartë Berishës. Kurrë më vrasjes, kurrë më papunësisë, kurrë më varfërisë”, ka shtuar Felaj.

Top Channel