Topalli: Balla, e gjitha gënjeshtër

25/03/2011 16:25

Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka përcjellë një regaim të kryetares Jozefina Topalli pas deklaratave të deputetiti Taulant Balla lidhur me projektin për parlamentin e ri.

“Kryetarja e Kuvendit gjen rastin të informojë publikun se deklarata e radhës e zëdhënësit të shokut Rama është një gënjeshtër fund e krye, jo vetëm në cdo fjali, jo vetëm në cdo fjalë, por në cdo germë dhe shifër të saj”, thuhet në deklaratë.

“Taulant Gjura gënjen për gjithcka në lidhje me rikonstruksionin e sallës së seancave plenare, gënjen për apartamentin, gënjen për reklamat, gënjen për votimin në internet”, thuhet më tej në reagim.

Sipas dokumentit, “shpifjet e shokut Gjura nuk e zbehin aspak transparencën dhe suksesin e këtij procesi, si dhe as mirënjohjen dhe interesin që shqiptarët dëshmuan duke vizituar masivisht maketet e ekspozuara në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë”.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, për hir të së vërtetës, në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit është publikuar artikulli i plotë i së përditshmes vjeneze, që sipas njoftimit përgënjeshtron “shokun Gjura”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA