Britney Spears është e vendosur të rikthehet fuqishëm në krye të preferencave botërore të muzikës nëpërmjet publikimit të albumit të saj të ri.
Karriera e amerikanes ka qenë tepër e çuditshme deri tani. E konsideruar si talenti më i madh i muzikës pop kur debutoi 12 vjet më parë me “Baby one more time”, Spears ka humbur gjithmonë e më shumë popullaritet me kalimin e viteve.
Karriera e saj e mbushur me ulje-ngritje është errësuar edhet nga një divorc me sherr i përfunduar në faqet e para të gazetave, nga regjistrimi në një qendër rehabilitimi, nga humbja e kujdestarisë mbi fëmijët apo shfaqjet e çuditshme në publik e qethur tullë.
Megjithatë, ndërsa 29-vjeçarja bëhet gati për të prezantuar albumin e saj të ri, Britney siguroi në një revistë amerikane se është e sigurt mbi mundësitë e saj për të sfiduar diva të popit të momentit, emra si Lady Gaga, Katy Perry apo Rihanna.
Mbetet vetëm për të parë nëse deklaratat e vajzës së “Ops, i did it again” janë për t’u marrë seriozisht, ashtu si pamja e saj, e rikthyer në nivelet e denja të famës që ka.
Top Channel