Law rikthehet tek dashuria e vjetër Weisz

24/03/2011 16:50

Dhjetë vjetë pasi ishin protagonistët e filmit të suksesshëm “Armiku tek Portat”, Jude Law dhe Rachel Weisz rikthehen të jenë të dashuruar në një film të ri.

Dy britanikët, të veshur në mënyrë shik, dukeshin tepër të afërt, gjatë dhe pas xhirimit të filmit të tyre të ri, “360 gradë”.

Filmi do të drejtohet nga Fernando Meirelles, i cili udhëhoqi edhe filmin “The Constant Gardener”, me të cilin Weisz fitoi Oscar pesë vjet më parë.

Tematika e filmit përfshin një seri individësh që jetojnë në vende të ndryshme dhe zgjedhjet e tyre nuk prekin vetëm marrëdhëniet romantike, por edhe vendndodhjen e tyre.

Xhirimi i filmit do të ndodhë në disa vende në Europë, përfshi Paris, Vienë e Bratisllavë, ndërsa gjatë tij do të fliten një total prej shtatë gjuhësh.

Law dhe Weisz u bënë të famshëm në ekran kur ai luante rolin e snajperistit të famshëm rus, Vasili Zaijtsev, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sasha, një vajzë e thjeshtë nga Stalingradi, u dashurua me ushtarin dhe formoi një lidhje epike, në një kohë lufte.

Top Channel