
17 vjeçari që theu arrestin e shtëpisë dhe vrau një 49 vjeçar roje shkolle në fshatin Mollas të Elbasanit është kapur pas disa orë kërkimesh nga ana e policisë.
Ai u kap në fshatin Gradishtë Belsh, ndërsa po ikte pas krimit që kreu.
Autori ngjarjes me inicialet E.C., paraditen e djeshme shkoi pranë shkollës së fshatit gjatë pushimit të madh dhe tentoi të hynte në oborrin e shkollës, por është penguar nga roja i ndërtesës shtetasi Adriatik Gjini, 49 vjeç.
Pas një debati mes tyre 17 vjeçari ka qëlluar disa herë me një kaçavidë në qafe 49 vjeçarin i cili për shkak të dëmtimit të aortës ndërroi jetë në sptalin rajonal të Elbasanit.
Policia identifikoi menjëherë autorin dhe nisi kërkimin e tij duke e arrestuar.
Top Channel