Rihanna, porno dhe vija e hollë që i ndan

23/03/2011 16:55

Koncertet e fundit të Rihannës kanë një përmbajtje gjithmonë e më shumë pornografike, e cila dëmton rëndë të rinjtë që e ndjekin këngëtaren, argumentoi sot revista amerikane “Vogue”.

Duke pyetur disa ekspertë të botës së muzikës, psikologë dhe persona të tjerë, revista arrinte në përfundimin se këngëtarja 23-vjeçare e ka kaluar me të vërtetë limitin.

”Është e vështirë të kuptosh se si një njeri që është rrahur nga i dashuri dhe babai, zbret në skenë me zinxhira dhe kamzhikë. Ajo duket se eksitohet vetë duke kënduar, falë këtyre pajisjeve që ndyjnë mendjet e shumë të rinjve”, lexohej në një koment.

Në qendër të kritikave kanë përfunduar edhe rimat e ndyra të disa këngëve të saj. Në këngën e fundit, “S&M”, është një strofë e cila thotë: “Është shumë bukur të jesh e ndryrë, nuk do të kthehem përsëri ku isha, dhembja është kënaqësia ime më e madhe”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta