Portman: Duhet të kisha filluar terapinë
21/03/2011 11:10
Natalie Portman mendon se duhet të kishte filluar terapinë pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Black Swan”.
“Më pëlqen shumë të punoj me Darren Aronofsky (regjisori i Black Swan) dhe mësova shumë nga eksperienca që pata, por isha e rraskapitur pasi interpretova rolin e Ninës në filmin e tij”, theksoi Portman, e cila menjëherë filloi xhirimet për filmin “Thorn”.
“Mbase duhej të kisha filluar një terapi dhe jo sërish punë”, tha fituesja e fundit e çmimit Oscar për revistën ‘Total Film’.
Top Channel