
Një seri shpërthimesh të gazit metan në një minierë në provincën Balohistan të Pakistanit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 21 punëtorëve, bënë të ditur zyrtarët.
Trupat e shpëtimit në vendngjarje po përpiqen të shpëtojnë 30 persona të tjerë të bllokuar në galeritë nëntokësore.
Megjithatë, shpresat për të gjetur të mbijetuar janë të vakëta, pasi sasia e oksigjenit është duke u reduktuar në mënyrë drastike, informoi CNN një zyrtar vendas.
Miniera, e ndodhur pranë kryeqëndrës së provincës, Kuetës, u cilësua e rrezikshme dy javë më parë, por këto paralajmërime janë injoruar.
Balohistani është e pasur në minerale, por minierat e saj kanë njohur edhe më parë aksidente të tilla, për shkak të amortizimit të tyre të tejskajshëm.
Top Channel