“Klani” Brangelina, i bashkuar

21/03/2011 12:20

Me projekte filmash në kontinente të ndryshme, është e rrallë që Brad Pitt dhe Angelina Jolie të bashkohen për të kaluar kohë së bashku.

Por, dje e gjithë familja u pa e bashkuar në New Orleans, ku Pitt po xhiron filmin “Cogan’s Trade”.

Cifti Brangelina ka një shtëpi në New Orleans, ku Brad është pak a shumë hero. Aktori ka ndihmuar në rikonstruksionin e qindra shtëpive që u shkatërruan nga uragani Katrina në vitin 2005.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel