Wyclef Jean qëllohet me plumb

20/03/2011 14:05

Wyclef Jean është qëlluar në dorë me armë zjarri në Haiti, vendin e tij të origjinës.

Ish-pjesëtari i grupit Fugees po udhëtonte me makinën e tij në Port-au-Prince kur ndodhi incidenti.

Mendohet se makina e reperit, në të cilën ndodhej edhe Busta Rhymes, është goditur me një breshëri plumbash.

41-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme për momentin.

Përfaqësuesit e Wyclef Jean shkruan në Twitter: “Kemi folur me Wyclef dhe ai është OK”.

 

Top Channel