
Katie Holmes shpenzon shumicën e kohës duke udhëtuar, por ajo është gjithmonë në gjendje që në stilin e saj të jetës bohem, të arrijë të shndërrojë ambientet e panjohura në ambiente të ngrohta familjare.
Në një intervistë për një të përjavshme amerikane, bashkëshortja e Tom Cruise deklaroi se diçka që merr gjithmonë me vete janë bojrat e ujit dhe letër e mirë, për të pikturuar së bashku me vajzën e saj 4-vjeçare.
Nëpërmjet pikturave të bërë në vendndodhje, ajo është në gjendje t’i dhurojë ambienteve më shumë ngrohtësi dhe dashuri.
”Unë u rrita duke parë nënën të qepte perde, jastëkë dhe gjithçka tjetër. Kjo e bënte shtëpinë shumë të ngrohtë, prandaj më pëlqen të pikturoj së bashku me Surin”, deklaroi Holmes.
Top Channel