Jennifer Lopez merr fëmijët në punë
19/03/2011 09:50
Jennifer Lopez u shfaq e shoqëruar me të dy fëmijët e saj binjakë, në serinë e fundit të “American Idol”, mbrëmë në darkë.
Në emisionin e ngjashëm me “Albanians got Talent”, këngëtarja amerikano-latine bëri që paneli i tre gjyqtarëve të shtohej edhe me 3-vjeçarët Max dhe Emme.
Djali i saj i vogël duket se ka trashëguar shumë gene nga e ema, pasi morri mikrofonin dhe u përpoq të këndonte përpara spektatorëve.
Nuk është hera e parë që Jennifer Lopez merr fëmijët e saj në punë. Një muaj më parë ajo u shfaq në një reklamë të Gucci-t të shoqëruar nga binjakët.
Top Channel