Katy Perry vishet me tuta sportive
18/03/2011 16:40
Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, i ka mësuar të gjithë me paraqitjet e saj provokuese me veshje pas trupit dhe minifunde, por ajo është “detyruar” të vishet me tuta sportive në reklamën e fundit të “Adidas”.
Së bashku me David Beckham, këngëtarja britanike u zgjodh nga kompania gjermane e veshjeve sportive si imazhi i saj për spotin e ri publicitar.
Në klipin me gjatësi dy minuta, Perry shfaqet për herë të parë në karrierën e saj me një look të shkujdesur, i cili nga kritika u vlerësua shumë më tepër se disa prej videoklipeve të saj të sulmuara.
Top Channel