Vendimmarrja e grave

17/03/2011 15:55

Në muajin e grave, organizata jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e tyre kërkojnë rritjen e përfaqësimit të grave në organet vendimmarrëse.

Momenti më i volitshëm janë zgjedhjet e tetë majit, ku forcat politike duhet të vënë për kandidim më shumë erma grash për kryetare bashkie, komune apo prefekture.

“Është e vërtetë që politika udhëhiqet nga dy burra maco që vendosin se cilat do jenë gratë që do jenë kandidate, apo nëse do ketë gra në këto lista. Unë them që ka ardhur koha të kërkojmë një vend tjetër sepse e meritojmë”, ka deklaruar Iris Luarasi, aktiviste për të drejtat e grave.

Në një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka theksuar se përfaqësimi i grave është celësi e demokracisë së një vendi.

“Mendoj që në cdo shoqëri civile është e rëndësishme pasja e një themeli ligjor. Pa këtë themel nuk do të ishte e mundur. Por gjithashtu është i barazvlefshëm zbatimi i ligjeve dhe vënia në praktikë e tyre. Absolutisht besoj se duhet të ketë përfaqësim më të madh në Pralament të grave që vijnë nga komuniteti i OJV. Sa herë shikoj televizor shikoj që Partia Socialsite ka një grup të caktuar grash që dalin si përfaqësuese apo zëdhënëse të partisë dhe kjo është një gjë e mirë”, ka deklaruar Arvizu.

Ambasadori amerikan i është përgjigjur pytejeve të ndryshme që vinin nga radhët e studentëve edhe përsa i përket modeleve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel