Talenti sekret i Sylvester Stallone
17/03/2011 10:45
Aktori Sylvester Stallone njihet nga të gjithë si “i forti” i Hollywood-it falë roleve si Rocky apo Rambo.
Por, 64-vjeçari ka një talent të cilin e ka mbajtur të fshehur prej rreth 35 vitesh: pikturën.
Amerikani ka inauguruar një ekspozitë të tijën në Sankt Moritz (Zvicër) të titulluar: Sylvester Stallone, 35 vjet pikturë.
Gjithsesi, aktori do të rikthehet në rolin e luftëtarit në vazhdimin e filmit të vitit 2010, The Expendables (Mercenarët), në të cilin janë protagonistë edhe Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren dhe Eric Roberts.
Top Channel