Love donte të thithte hirin e Kurt Cobain
17/03/2011 10:05
Këngëtarja Courtney Love donte të thithte hirin e Kurt Cobain, bashkëshortit të saj, zbulon libri i Nick Strauss.
Autori tregon se Love pati këtë ide pasi trupi i ish-liderit të grupit Nirvana u dogj në krematorium pas vetërasjes së tij.
Në libër thuhet se 46-vjeçarja Love, e cila ka qenë e varur ndaj drogës, i ofroi autorit të librit një qese të mbushur me hi dhe i tha: “Përshëndete Kurtin. Sa keq që ti nuk pi kokainë sepse do mund ta kishim hequr një vizë bashkë.”
Strauss e refuzoi këtë ofertë.
Kurt Cobain vrau veten me një plumb në kokë në vitin 1994 në Seattle në moshën 27-vjeçare.
Top Channel