
Lindsay Lohan, e cila përballet me një betejë juridike pas kamerave që e filmuan duke vjedhur një varëse në një argjendari, mund të përfundojë në burg përpara se kjo çështje të zgjidhet prej çajit.
Aktorja 24-vjeçare u lirua pas katër muajsh burgosje në një qendër rehabilitimi në janar, me kushtin që të mos konsumonte më alkool për të paktën një vit.
Megjithatë, “vajza e keqe” konsumon vazhdimisht një lloj çaji të quajtur “Kombuchea”, i cili përmban më pak se 0,5% alkool. Kjo provohet edhe nga disa fotografi, të cilën e kanë kapur “në flagrancë” duke pirë çaj.
Pavarësisht se tingëllon qesharake, Lohan mund të përfundojë përsëri në qendrën e rehabilitimit, pasi në marrëveshjen e saj të lirimit shkruhej qartësisht se ajo nuk duhet të konsumojë asnjë përqindje alkooli.
Top Channel