Holmes harron të vërë në shtrat të bijën

17/03/2011 16:45

Katie Holmes neglizhoi faktin se vajza e saj 4-vjeçare duhet të ishte në shtrat në orën 11 të mbrëmjes dhe pagoi për këtë duke e mbajtur në krahë të bijën në daljen nga një teatër në Vankuver.

Me Tom Cruise duke xhiruar, Holmes shijon prej disa ditësh jetën e saj si një nënë e vetmuar me të bijën, Suri.

Megjithatë, duket se ishte më shumë dëshira e aktores, se sa ajo e të miturës që të shkonin në teatër në një orë të vonë të mbrëmjes, për të parë një shfaqje me vampirë dhe shtriga.

Lajmi i vetëm i mirë për Katie është që vajza e saj u përgjum gjatë shfaqjes, duke humbur kështu pjesën më të bukur, atë ku vampirët kafshonin vajza të reja të pambrojtura.

Top Channel