
Jodie Foster ka dalë në mbrojtje të aktorit Mel Gibson, duke thënë se kolegu dhe miku i saj është “i dashur dhe shumë i ndjeshëm”.
Edhe pse aktori ka pasur shumë probleme me ligjin këto kohët e fundit, Foster nuk i kthen kurrizin protagonistit të Braveheart.
“Mel është aktori më i dashur me të cilin kam punuar ndonjëherë. Nuk është shenjtor, por që në momentin e parë që e njoha kuptova se do e doja gjatë gjithë jetës sime. E di që është në telashe dhe unë nuk do e lë vetëm në këtë moment të keq”, u shpreh Foster për ‘Hollywood Reporter’.
Gibson dhe Foster janë bërë miq gjatë xhirimit të filmit Maverick në vitin 1994.
Gjithashtu, kohët e fundit 55-vjeçari Mel Gibson dhe 48-vjeçarja Jodie Foster kanë qenë protagonistë në filmin The Beaver.
Top Channel