Ylli i ‘American Pie’, në rehabilitim
16/03/2011 10:45
Seann William Scott është aktori më i fundit që është shtruar në rehabilitim.
Scott, i cili interpreton rolin e Stifler, po trajtohet për “problemet me shëndetin dhe çështjet personale”.
“Seann Williams Scott është shtruar në rehabilitim për trajtimin e problemeve të tij shëndetësore dhe problemeve personale. Ai e vlerëson shumë mbështetjen e fansave të tij në këtë moment të vështirë”, lexohet në një komunikatë të zëdhënësit të tij.
Top Channel