Itali, vetëvritet në burg i riu shqiptar

16/03/2011 19:20

Një 25-vjecar shqiptar i dënuar në një burg të qytetit të Parmës, në Itali, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në magazinën e burgut, ku dhe punonte.

Ngjarja ka ndodhur më 12 mars, por vetëm sot ajo është publikuar në mediat italiane, sipas të cilave bëhet fjalë për vetëvrasjen e 12-të në burgje që nga fillimi i vitit.

Sipas burimeve, të cilat iu referohen autoriteteve lokale, i burgosuri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte shfaqur simptoma shqetësimi dhe as burgu nuk ishte i mbipopulluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA