Është një prej yjeve në lindje të muzikës botërore, në gjendje që të rikthejë në modë rrymën country.
Në prag të koncertit të saj të Milanos, Taylor Swift dha një intervistë për rrjetin “Mediaset”, në të cilën e konsideronte veten si një njeri të zakonshëm.
”Ekziston një mit i rremë se kur je i famshëm, janë të tjerët ato që i bëjnë gjërat për ty. Megjithatë, mua më pëlqen të bëj vetë pazarin apo të gatuaj, edhe pse është e qartë që mund të punosoj dikë për këtë”, deklaroi Swift.
”Fakti që jam e famshme nuk më bën të veçantë në jetën time. Vazhdoj të bëj ato pak gjëra të vogla që më bëjnë të ndihem e lumtur”.
Swift, e cila u bë 20-vjeçarja e parë që shiste 13 milion albume dhe fitonte çmime “Grammy”, foli edhe rreth muzikës së saj. “Më pëlqen të bëj muzikë të mirë dhe jo këngë të shpejta.
Jam shumë kërkuese ndaj vetes dhe kërkoj gjithmonë më të mirën. Kjo më bën të jem në gjendje të shkruaj këngë gjithmonë e më të përpunuara”.
Top Channel