Një shpërthim i katërt duket se ka ndodhur në centralin bërthamor të Fukushimës, raportoi pak më parë korrespondenti i BBC-së, Chris Hogg.
Megjithatë, shpërthimi nuk ka qenë i ngjashëm me të tjerët, të cilët janë dukur nga kamerat e fiksuara mbi një mal të ndodhur kilometra larg.
Ky incident duket se ka qenë i izoluar brenda dhomës së reaktorit, por rrit dukshëm shqetësimin për atë që është duke ndodhur në reaktorin e katërt në Fukushima.
Raportimet kondradiktore dhe fshehtësia me të cilën autoritetet po mbulojnë ngjarjet që po ndodhin në centralin atomik bën që situata të pritet me ankth në Japoni dhe më gjerë në komunitetin ndërkombëtar.
Autoritetet lajmëruan se niveli i rrezatimeve rreth Fukushimës është duke rënë, ndonëse më parë gjatë ditës ata kishin komunikuar për arritjen e niveleve të dëmshme të radioaktivitetit dhe i kërkuan banorëve të ndodhur 30 km nga Fukushima që të braktisin banesat e tyre.
Top Channel