Japoni, rrezatimet po reduktohen

15/03/2011 17:10

Niveli i rrezatimeve në centralin atomik të Fukushimës duket se ka filluar të ulet, bënë të ditur burime zyrtare.

Lajmi vjen pasi një zjarr u mund të shuhej në reaktor. Më parë gjatë ditës, qeveria kishte paralajmëruar se nivelet e rrezatimit, pas dëmtimit të veshjeve izoluese të materialit radioaktiv, kishin arritur nivele të dëmshme për shëndetin.

Lajmet kondradiktore nga Japonia vazhdojnë të mbajnë në ankth komunitetin ndërkombëtar.

Ndonëse nuk është e qartë se cili është niveli aktual i rrezatimeve, të paktën duket se situata është vendosur nën kontroll prej autoriteteve.

Shërbimi meterologjik konfirmoi se erërat në këto momente po i shtyjnë rrezatimet drejt lindjes, në Oqeanin Paqësor dhe ky është një lajm i mirë për popullsinë e Tokios, që ndodhet në jugun e reaktorit.

Një zonë 20-30 kilometra rreth Fukushimës është evakuar, ndërsa edhe fluturimi është ndaluar.

Në dy reaktorë janë regjistruar shpërthime, si rrjedhojë e problemeve në sistemin e ftohjes, ndërsa një i tretë është shpallur në rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA