Japoni, Kina evakuon qytetarët
15/03/2011 15:30
Kina është duke organizuar një evakuim masiv të qytetarëve të saj nga verilindja e Japonisë, njoftoi “Associated Press”.
Ambasada Kineze në Tokio po organizon autobuzë, të cilët duhet të grumbullojnë qytetarët kinezë nga zonat e dëmtuara dhe nga ato ku dyshohet për mundësinë e një katastrofe radioaktive.
Autobuzët kanë evakuar për momentin disa qindra kinezë nga prefekturat e Mijagit, Fukushimës, Ibarakit dhe Ivates.
”Serioziteti dhe paqartësia që ekziston mbi situatën aktuale kanë detyruar autoritetet kineze që të evakuojnë shtetasit e tyre nga Japonia”, shkruhet në një komunikatë.
Top Channel