Japoni, frikë nga një tjetër tërmet mbi 8 ballë

15/03/2011 20:15

Një tërmet me magnitudë gjashtë të shkallës rihter goditi gjatë drekës Japoninë, por vendndodhja e lëkundjeve të tokës u prit me shqetësim nga ekspertët.

Disa tërmete të kësaj fuqie kanë tronditur çdo ditë Japoninë që prej atij të datës 11 mars, më i fuqishmi ndonjëherë i regjistruar në historinë e shtetit më të goditur në botë nga këto katastrofa natyrore.

Në tërmetin e regjistruar sot në drekë, epiqendra ishte në një zonë krejtësisht të ndryshme me të mëparshmit.

Një fakt i tillë bën ekspertët që të dyshojnë se ajo ishte një goditje paralajmëruese për një tërmet të ri më të fuqishëm, i cili mund të godasë më në jug, duke përfshirë kështu edhe kryeqytetin Tokio.

Ndërkohë, ekspertë të Bankës Botërore deklaruan për BBC se rimëkëmbja e Japonisë mund të ketë nevojë për një dekadë që të ndodhë.

Pas tërmetit më të vogël të Kobes në vitin 1995, ngjarje që shkaktoi mbi 6200 viktima, u deshën pesë vjet që të riparoheshin të gjitha dëmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA