Italia bllokon anijen me 1 800 klandestinë
15/03/2011 15:05
Italia bllokoi në det një anije me 1 800 klandestinë, shumica marokenë që largoheshin nga Libia, informuan sot mediat italiane.
Anija ishte nisur prej Tripolit dhe në fillim i ishte drejtuar Maltës, ku autoritetet nuk e lejuan që të ankorohej.
Ndërkohë, 41 persona besohen të vdekur, pasi anija e tyre përmbys në ujrat e trazuara pranë Tunizisë.
Pesë prej klandestinëve u shpëtuan nga mjetet e marinës italiane, të nisura nga ishulli i Lampeduzës, pas dhënies së alarmit, por për të tjerët nuk dihet asgjë.
Në dy ditët e fundit, 21 anije kanë mbërritur në tokën italiane, me më shumë se 1 600 klandestinë të rinj, duke e çuar pranë kolapsit sistemin pritës pranë ishullit të Lampeduzës.
Top Channel